Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffonin nuk ka stërvitur me skuadrën gjatë së enjtes. Një problem fizik mund ta lërë atë jashtë sfidës së nesërme përballë Interit. Italiani nuk ka luajtur as në ndeshjen me Olympiakosin në mesjavë, kurse ende nuk dihet nëse do t’ia dalë për të qenë i gatshëm për Derbin e Italisë përballë rivalëve, Interit, transmeton kp.
Në rast se Buffon nuk do të jetë në gjendje për të luajtur në ndeshjen e nesërme, vendin e tij do ta zërë polaku ,Wojciech Szczesny. Juventusi do të tentojë që nesër t’ia shkaktojë Interit humbjen e parë në këtë sezon, kurse zikaltërit hyjnë si lider të Serie A.