Gigi Buffon ka zbuluar pikën e dobët të PSG-së para përballjes me Manchester United në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Man United do të ndeshen me Paris SG këtë javë në kuadër të ‘Chamiponsit’ dhe me gjasë pritet të jetë një ndeshje me shumë surpriza, shkruan GazetaBlic, transmeton gazeta KOHA.
Portieri italian ka kërkuar nga shokët e skuadrës që të jenë më të fokusuar në ndeshje, pasi një gabim mund të iu kushtojë shumë.
“Nuk më pëlqeu ndeshja në Kupë. Ne fituam, por na mungoi shpirti i skuadrës”, tha fillimisht Buffon.