Gianluigi Buffon, portieri legjendar i Juventusit, konfirmon edhe njëherë tjetër tërheqjen e tij nga futbolli në përfundim të këtij sezoni. Megjithatë dëshiron të largohet nga futbolli i luajtur duke fituar trofeun e Uefa Champions League, është kjo ëndrra e kapitenit të bardhezinjëve.
“ Me shumë mundësi do të tërhiqem në fund të këtij sezoni. Jam i qetë dhe nuk kam frikë të var këpucët në gozhdë.Jam kurioz për jetën dhe nuk i frikësohem faktit që nuk do të luaj më futboll. Para se të largohem gjithsesi dua trofeun e Championsit. Do ta fitojë ajo skuadër që do të jetë në formën më të mirë në muajin mars, shpresoj që të jetë Juvja”, deklaroi në një intervistë Gigi Buffon.