Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka lënë prapa Keylor Navasin dhe Manuel Neuer për ta fituar çmimin “Portieri i vitit 2017” nga FIFA, shkruan Gazeta Express.
“Kishim një sezon fantastik por jo mjaftueshëm për të fituar në Evropë. Shpresoj këtë vit mund të luajmë më mirë sepse dua ta përfundojë karrierën me një titull të rëndësishëm. Ky çmim vjen falë shokëve, trajnerit e të gjithëve, faleminderit”, ka thënë Buffon