Gianluigi Buffon i dha fund aventurës të gjatë dhe të lavdishme me Juventusin, ku pengu i vetëm ishte që nuk fitoi dot Champions League. Italiani i cili iu bashkua gjatë verës së kaluar PSG-së, pas ndeshjes Juve-Alteltico, ai postoi një mesazh të shkurtër në Instagram, duke uruar ish-shokët e tij.
“Përgëzime të gjithëve! Një triumf i tillë ka diçka të jashtëzakonshme dhe prekëse.
P.S. I mrekullueshëm, Mister Allegri!”.
Trajneri Allegri pati falënderime edhe për Gigi, kur foli në mikrofonin e “Sky Sport”: “Ne e falënderojmë atë, për shkak se bëri historinë tonë. Na erdhi keq për eliminimin e tij. Shpresojmë të shkojmë në Madrid edhe për të”.