Një fundjavë plot surpriza në Seria A, e cila u përshkua nga jubileu i Gjanluigji Buffon, që festoi 40-vjetorin, duke marrë mesazhe urimi nga shumë yje të futbollit evropian dhe ish-shokët. Pas darkës së organizuar për të festuar me partneren dhe familjen e tij, portieri i Juventusit ka zbuluar ndjenjat personale në lidhje me të ardhmen, siç është raportuar nga “Tuttosport”:
“Ndjehem mirë për të luajtur një sezon më shumë, ndoshta edhe dy. Dua të më shihni në fushë përsëri, sezonin e ardhshëm”. Mesazhi për klubin bardhezi është i qartë. Kontrata e legjendës së Juventusit skadon në qershor të vitit 2018, por porta e “Zonjës së Vjetër” tashmë është dorëzuar në duart e trashëgimtarit Shçesny. Tani mbetet për të kuptuar nëse klubi do të jetë i gatshëm të ofrojë një kontratë të re dhe nëse kapiteni do të pranojë një rol të margjinalizuar, ndërsa vazhdon ende ndjekjen e ëndrrës së Ligës së Kampionëve, e cila deri më sot mungon në “palmaresin” e portierit.