Gianluigi Buffon brenda dy vjetëve do t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur. Legjenda e Italisë e Juventusit, Gianluigi Buffon, është duke menduar pensionimin. Dëshira e të gjithëve është që Buffon të jetë përgjithmonë në portën e “Zonjës së Vjetër”, diçka që nuk është e mundur, pasi çdo fillim e ka edhe një fund, shkruan Gazeta Express. Kështu do të jetë edhe për Buffon, që karriera e tij po shkon drejt fundit dhe duket se do të pensionohet pas Kupës së Botës në vitin 2018. “Unë po mendoj që të pensionohem pas Kupës së Botës në vitin 2018. Jam shumë i sigurt për këtë”, ka thënë Gianluigi Buffon..