E ardhmja e Gianluigi Buffonit te Juventusi mbetet në dyshim.
Portieri italian është në muajin e fundit të kontratës me “Zonjën e Vjetër” dhe nuk dihet nëse do të rinovojë.
Situatën e portierit 43-vjeçar është duke e monitoruar skuadra e Atalantas.
Ekipi nga Bergamo thuhet se ka pasur kontakte me menaxherin e lojtarit për të parë situatën e lojtarit.
Përveç Atalantas interesim për Buffonin kanë shprehur edhe Genoa, Olympiacosi, Frankfurti, Sporting Lisbona dhe Galatasaray.