Në Itali, qarkullon një foto e rrallë, që tregon sesa i jashtëzakonshëm është futbolli dhe se çdo ëndërr është e realizueshme. Në 2010-ën, Juventusi do të ndeshej me Ajaksin në fazën e 1/32-ave në Ligën e Europës, në një ndeshje që fituan italianët. Në fillim të ndeshjes kur skuadrat rreshtohen dhe dëgjohet himni, Gianluigi Buffon dhe Claudio Marchisio, kishin me vete dy fëmijë jo kaq të thjeshtë.
Mbrojtësi Matthijs De Ligt dhe portieri Onana, ishin ata dy fëmijë që përcollën dy legjendat e Juventusit na atë sfidë ku “Zonja” fitoi dhe dje e “përcollën” Juventusin jashtë Ligës së Kamopionëve. Kjo foto është bërë virale në rrjetet sociale dhe është shpërndarë me një shpejtësi të madhe.