Buffon do të vendosë në qershor!

“Nuk ka ndryshuar asgjë që nga nëntori. Gigi ka deklaruar gjithmonë se nëse përfaqësuesja do ta ftonte, atëherë ai do të përgjigjej prezent. Ky është një kapërcim i rëndësishëm për Italinë, do të jetë një gjeneratë e re futbollistësh dhe eksperienca e Giggit do të jetë e dobishme”. Silvano Martina, menaxheri i Gianlugi Buffon e ka komentuar kështu në “Radio Sportiva” grumbullimin në kombëtaren italiane të futbollistit të asistuar prej tij, të njoftuar nga trajneri i komanduar i përfaqësueses, Di Biagio. “Prespektiva e tij me përfaqësuesen? Nuk e di, kur nis të kesh moshën e Gigit duhet të jetosh ditë pas dite. Kjo e përfaqësueses është një kënaqësi e madhe, Gigi e ka shumë përzemër kombëtaren dhe do të donte ta përfundonte bukur, ky mund të jetë edhe një shans, por edhe për portierët e rinj që do ta zëvendësojnë, duhet të jetë një ndihmesë”, vijoi menaxheri Martina.

“Nëse duhet të tërhiqet, apo të vazhdojë? Ky është një vendim që duhet ta marrë vetëm Buffon. Kur kam folur me atë, më ka thënë gjithmonë se vendimin do ta marrë në përfundim të sezonit. Nëse do të vendosë të vazhdojë, ose të tërhiqet, atëherë do ta bëjë edhe për të shkruar historinë e tij. Nëse ai vendos të vazhdojë, atëherë duhet të trajtohet si dikush që është 20 vjeç, nëse dikush të grumbullon dhe të fton, e bën sepse të konsideron akoma të fortë”, vijoi menaxheri i legjendës së portës së Italisë dhe Juventusit, Buffon.