Nga Murat BARDAKÇI
Një kohë në Evropë dhe në SHBA ishte modë (ishte në trend) “të jesh budist”… Njerëzit, të cilët gëzonin një luks të madh dhe njerëzit të cilët në të gjithë aspektet ishin të rehatuar ishin të preokupuar me modën e quajtur “budizëm” dhe kështu bëheshin budist. Atje po lindte një modë e tillë dhe shpesh herë parashtrohej pyetja, a mos vallë ne ngelëm pas? Madje ndonjëherë kemi dëgjuar shprehjen, “Vallah edhe unë tani po interesohem për budizmin… Njeriu aty gjen qetësin dhe rehatin shpirtërore!”. Pra këto njerëz edhe përkundër se ishin shumë rrallë, prapë së prapë gjendeshin edhe në mesin tonë. Pas gjithë këtyre, filloi praktika e interesimit për atë që quhet Joga dhe kështu duke i freskuar këmbët dhe pjesët tjera të trupit – u bënë budist të shkëlqyer. Pra praktikimi i këtyre gjërave në fakt do të thoshte një hap drejt bukurive të Budës!
DEMBELËT BËHEN “DEIST”
Këta njerëz që para një kohe ishin shumë prezent, dhe sado që në ditët e sodit numri i tyre është zvogëluar, prapë së prapë ekzistojnë në mesin tonë! Ata thotë “Fillova të bisedojë me trupin tim të brendshëm, dhe duke u marrë me vetën time arrita qetësinë shpirtërore”. Por dembelët të cilët nuk duan të qëndrojnë të uritur kohëve të fundit kanë shpikur një modë tjetër, bëhen “deist”, “meist”…! Ata të cilët kanë jetuar në vitet ’70-ta e kujtojnë se: E gjithë botën e kaploj moda e “Dr. Lobsgang Rampa”. Ai ishte një prift budist nga Tibeti (Një provincë në Kinë) i cili thoshte se që nga fëmijëria e tij është tërhequr nga bota dhe jeton në një tempull të braktisur, por i cili pas pushtimit të Tibetit nga Kina ka braktisur atdheun e tij dhe në vend që të strehohet në një manastir Budist në vendin fqinjë, në Indi, aj preferoj të shkoj në SHBA, ku atje botoi librin me titullin “Syri i Tret”, me ç’rast refuzoj që parasë t’i thotë para! Në këtë libër pat shumë gjëra: p.sh. në fazën më progresive të budizmit syri i padukur me emrin “rrugëtimi astral” i cili do të jetë i hapur në ballë të priftërinjve do të posedojë teknikat e leximit të mendimeve të tjetrit ashtu sikurse lexon një gazetë… “Syri i Tretë” mor një hov të madh të leximit, deri në atë masë saqë çdokush në mbrëmje fluturonte… dhe më vonë askush nuk u ndikua nga ajo se Dr. Rampa ishte vetëm një mashtrues amerikan! Pas “Syrit të Trete” dhe merkosjes për Tibetin filloi moda për liderin shpirtërorë Budistë, Dalaj Lama!
U ARATISA NË KATIN E DYTË!
Në vitet ’80-ta, Dalaj Lama pati ardhur në Stamboll dhe gjatë kësaj vizite në Stamboll të këtij lideri shpirtërorë, kisha mundësin të mbaj një fjalim. Por, para meje nuk qëndronte një lider shpirtëror, por një politikan! Ose thënë më mirë – një llafazan dhe një zëdhënës inteligjent amerikan! Më vonë, kaluan disa vite dhe duke qenë plotësisht korrekt dëshiroj t’ju tregoj se kisha shumë dëshirë ta vizitoj Tibetin. Në vitet 2000, kjo dëshirë mu plotësua! Kështu u ngjita nëpër shkallët e pafundme të Pallatit të Potalës, pra të Dalaj Lamës, por unë pata durim që pallatin shumëkatësh ta shëtisë vetëm deri në katin e dytë dhe kështu duke pyetur vetën “a ky na qenka pallati Potala” u ktheva mbrapsht. Nuk u ktheva mbrapsht nga lodhja, por nga papastërtia dhe era e pakëndshme. Pasi thahet vaji i shenjtë të cilin përdorin budistët duke i lyer duart , fytyrën dhe trupin e tyre ai ka një aromë vërtetë të pakëndshme. Qëllimi i këtij akti fëmijërorë, pra durimi i erës së pakëndshme është arritja e Nirvanës…! Shkaku që në këto ditë Bajrami shkruaj për Budizmin, është gjenocidi Budist në Arakan, pra në provincën Rahinë në Mjanmar… Budistët, të cilët thuan që respektojnë qoftë një fije bari, sot në mënyrë barbare po derdhin gjak. Por, veç neve – askujt nga bota islame nuk i del asnjë zë. Po ashtu, nuk ka asnjë zë as edhe nga zëdhënësit e manastirit në pjesën veriore të Indisë në Daramsala, por as edhe nga Dalaj Lama, fituesi i çmimit Nobël në vitin 1989! E kam fjalën për personat, të cilët i njoh e të cilët besojnë në “rrugën e dashurisë” të Budizmit dhe për budistët të cilën djegin dhe hanë barin!