Shkup, 2 dhjetor – Përfaqësuesi special i Qeverisë për Bullgari Vllado Buçkovski deklaroi se është i bindur se Shkupi dhe Sofja do të gjejnë zgjidhje për mosmarrëveshjet dhe do të zhbllokohet rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut.
“Jam i bindur se do të gjejmë zgjidhje, por jo për shtatë ditë. Ndoshta do të duhet kohë shtesë, por jemi në rrugën e vërtetë. Unë për shkak të përvojës sime nuk do të pranoj me miqtë e tanë bullgarë t’i dërgojmë porositë përmes mediave. Intensivisht punon Komisioni ynë, kemi instrumente të cilat na i jep Marrëveshja për miqësi dhe bashkëpunim. Atë wë e di mbi bazë të gjendjeve të ngjashme krize, heshtja nga ana jonë – kur heshtet është më mirë që të vijmë deri në një zgjidhje të dëshiruar, porositi Buçkovski në konferencën e sotme për shtyp me shefin e diplomacisë Bujar Osmanin.
Ai theksoi se me ministrin e Punëve të Jashtme, do të kenë sfida serioze që ta përshpejtojnë implementimin e Marrëveshjes jo vetëm në pjesën e çështjeve historike dhe të komisionit të përbashkët të ekspertëve, ku është vendosur fokusi deri më tani, si dhe në vërejtjet nga pala bullgare se ajo nuk ka dhënë rezultate të mjaftueshme por edhe në projektet infrastrukturore, projektet e përbashkëta kapitale, bashkëpunimi në arsim , kulturë, media.
“Mendoj se planin ambicioz të cilin e ka MPJ është sfidë shtesë për mua të fillojmë në këtë periudhë kur nuk e dimë nëse mundet për një javë të ndodhë një mrekulli, por edhe atë që më siguroi ministri është se deri në momentin e fundit duhet të luftojmë që të gjendet zgjidhje”, tha përfaqësuesi i sapozgjedhur special i Qeverisë.
Përkujtoi se punojnë grupet e ekspertëve, ndërsa ai do t’i koordinojë aktivitete e tij me kryetarin e Qeverisë dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe do ta shfrytëzojë përvojën e tij si dhe jehonën nga Sofja nga qarqe me ndikim të cilët i presin rezultatet nga rrethanat e ndryshuara në dy muajt e fundit.
“Duhet të pranojmë dhe për këtë bisedojmë me ministrin, ne duhet të kemi diagnoza për gjendjen te ne, cilat ishin pritjet para vetos dhe cilat janë tani instrumentet të cilat qëndrojnë në dispozicion. Mendoj që kemi përkushtim serioz, kemi vëmendje serioze të çështjeve të hapura, por për shkak të ndjeshmërisë së momentit nuk mundem unë dhe si pjesë pjesë e re e ekipit, veçanërisht që nuk jam lider i ekipit të japë informacione shtesë”, tha Buçkovski.
Sipas ministrit Osmani, emërimi i Vllado Buçkovskit si përfaqësues special, mund të jetë mekanizëm dhe impuls shtesë në mekanizmat për kthimin e besimit në Marrëveshjen e vitit 2017 që, siç theksoi, është formula e suksesit për tejkalimin e dallimeve midis Shkupit dhe Sofjes.
Marrëveshja e vitit 2017, tha Osmani, shënoi një kthesë në marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe është korniza e vetme nëpër të cilën mund të tejkalohen dallimet midis të dyja vendeve, por, ndërkohë një pjesë për shkak të rrethanave subjektive, një pjesë për shkak të atyre objektive është ulur besimi se ky proces jep dhe se është një kornizë e mjaftueshme për tejkalimin e dallimeve.
Interesi i ynë shtetëror është ta ruajmë këtë kornizë, dhe nëse ka ndjenjë se Marrëveshja nuk jep, ta kthejmë besimin sepse kjo është formula më e mirë për tejkalimin e dallimeve. Dhe për këtë në këtë periudhë mundohemi të krijojmë mekanizma me të cilat do të kthehet besimi në Marrëveshje. Dhe përmes propozimit të planeve vepruese për ndjekjen dhe formimin e grupeve të punës të cilat do të komunikojnë me grupet e punës të Republikës së Bullgarisë dhe duke treguar gradualitet dhe vëmendje ndaj detyrimeve të ndërmarra nga Marrëveshja dhe intensifikim të punës së komisioneve dhe kërkesë të MPJ-së të thirret Komision ndërqeveritar midis neve de Republikës së Bullgarisë që në dhjetor të këtij viti. Por, ja tani, në mënyrë shtesë dhe përmes emërimit të përfaqësuesit special, siç është një ish kryeministër, njohës i marrëdhënieve, njohës i kontekstit që mund të jetë mekanizëm dhe impuls shtesë në ato mekanizma që i ndërtojmë për kthimin e besimit në proces. Dhe mendoj se Buçkovski do të jetë faktor i rëndësishëm i cili do ta kthejë besimin se Qeveria është e përkushtuar përmes emërimit të njerëzve nga ky kalibër siç është një ish kryeministër, i cili do t’i ndjekë planet vepruese, që do ta koordinojë komunikimin me Republikën e Bullgarisë dhe me këtë do të tejkalohen dallimet të cilat ekzistojnë”, tha Osmani në vërejtjen se Buçkovski ka një mandat njëvjeçar ndërsa deri te Këshilli i BE-së për kornizën për negociata na ndan vetëm një javë.
Ai nuk i komentoi qëndrimet e opozitës lidhur me zgjedhjen e Buçkovskit, por tha se emërimin e tij e konsideron për vlerë të shtuar serioze në kthimin e besimit në Marrëveshje.
https://www.facebook.com/359477174168894/videos/203812237912014