Shkup, 30 shtator – Shkëndija ka arritur fitoren e radhës, bën të ditur gazeta KOHA. Kuqezinjtë sot mundën si mysafir Pelisterin me 1-3, duke vazhduar kështu rrugëtimin e saj drejt titullit të dytë të kampionit të Maqedonisë. E udhëhequr nga i shkëlqyeri Ferhan Hasani, i cili shënoi dy gola, kurse një gol shënoi Zhunior, Shkëndija nuk e pati rëndë të vijë deri te fitorja e radhës dhe me plot meritë.
Pas kësaj fitore Shkëndija ka 22 pikë, tetë më shumë se Akademija Pandev, e cila humbi nga Sileksi me 1-0.
Renova nuk ka arritur të shkojë më shumë se barazimi ndaj Pobedës. “Gjipspunuesit” nuk arritën të shfrytëzojnë terrenin nikoqir përkundër faktit se para ndeshjes ishte favorit.
Pa gola përfundoi edhe takimi mes “Skopjes” dhe Rabotnicki
Të dielën zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 9-të ku Vardari do të pret Shkupin. (koha.mk)