Të kthehesh në shtëpi ka “kusur”, dmth të shpenzosh pa menduar çdo të ndodhë nesër të gjithë lekët që ke.
Kjo është mënura e jetesës që kanë zgjedhur 38 % e shqiptarëve. Kjo e dhënë ka dalë nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë i cili testoi njohuritë financiare të shqiptareve gjeti se 42% e kampionit janë dakord ose plotësisht dakord me pohimin “Paratë janë bërë për t’u harxhuar”, kundrejt vetëm 1 në 3 individë (36%) që shprehen kundër ose plotësisht kundër tij.
Vetëm 16% e individëve shprehen më të gatshëm t’i shpenzojnë paratë, (dakord dhe plotësisht dakord me pohimin “Preferoj t’i harxhoj paratë se sa t’i ruaj ato për të ardhmen”), kundrejt 67% që shprehen se preferojnë t’i ruajnë ato për të ardhmen.
Vetëm 22% e individëve janë dakord ose plotësisht dakord me pohimin “Jam i/e prirur të jetoj momentin, pa u shqetësuar shumë për të nesërmen”, kundrejt 61% të cilët priren të shqetësohen më tepër për të ardhmen.
Rezultatet e përftuara mbi tre pohimet që synojnë të matin qëndrimet financiare të të intervistuarve, analizuar sipas karakteristikave demografike apo nivelit të njohurive financiare, tregojnë se ky i fundit është në marrëdhënie të zhdrejtë me prirjen për t’i harxhuar.