Shkup, 29 mars -Bruto borxhi i jashtëm në fund të vitit 2018 është ulur për 489 milionë euro dhe arrin 7.908 milionë euro ose 73,7 për qind nga BPV, bëri të ditur Banka Popullore.
“Në fund të vitit 2018 bruto borxhi i jashtëm arrin 7.908 milionë euro dhe ka shënuar ulje në nivelin tremujor prej 489 milionë euro, ndërsa bruto kërkesat e jashtme janë ulur për 227 milionë euro dhe arrijnë 5.260 milionë euro. Ulja më e madhe në nivel të tremujorit të obligimeve në krahasim me kërkesat solli deri në uljen e neto borxhit të jashtëm për 263 milionë euro, me çka në fund të tremujorit të katërt të vitit 2018, ai u reduktua në 2.647 milionë euro. Me këtë rast, ulja e neto borxhit të jashtëm në tremujorin e katërt rrjedh nga ulja e neto-borxhit privat dhe publik për 139 milionë euro dhe 124 milionë euro”, theksojnë nga Banka Popullore.
Sipas publikimeve, negativi i neto pozitës ndërkombëtare investuese, në fund të vitit 2018, arrin 5.946 milionë euro ose 55,4 për qind të BPV-së për vitin 2018. Pjesa më e madhe, më shumë se 86 për qind e kësaj vlere janë neto-obligime në bazë të investimeve direkte, nga të cilat 74 për qind në bazë të kapitalit personal.
Banka Popullore thekson se në muajin shkurt ka vazhduar trendi i shkallës mesatare të interesit të kredive të përgjithshme dhe ajo është reduktuar në 5,28 për qind, ndërsa shkalla mesatare e interesit të depozitave të përgjithshme është mbajtur në nivel të janarit dhe arrin 1,42 për qind.
Shkalla mesatare e interesit të kredive të miratuara në sektorin korporativ arrin 4,57 për qind, ndërsa të kredive të amvisërive 6.02 për qind. (koha.mk)