Ai është një nga djemtë e “Revolt Klan”. Bruno, i pashëm dhe me një talent të jashtëzakonshëm vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar të rejat mbi projektet e tij dhe muzikën në përgjithësi. Thotë se zhanrin që e kultivon nuk e ndërron për para…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Pse ia le akoma vetës pjesën “Revolt” që pas daljes nga grupi?
Si një nga themeluesit dhe pjesëtar i grupit “Revolt Klan”, emri “Revolt” është pjese e imja, aq me tepër qe nga grupi nuk kam dal dhe ketë e kam shprehur në shumë intervista të tjera.
KOHA: Kujt i the “Të du” në këngën e re?
Askujt konkretisht, por, publikut dhe ndjekësve të mi “revolters” (qesh).
KOHA: Pse kjo mungesë në skenë? Me çka u more gjithë këtë kohë?
Kjo periudhë ka qenë e ndarë midis Melbournit dhe Tiranës, koncerteve me shqiptarët e Australisë dhe punës time me nxënësit e mi në një prej kolegjeve më të mira të Tiranës dhe në studio deri në orët e para të mëngjesit kuptohet.
KOHA: Kur do kemi projekte te reja? A do jesh aktiv pas rikthimit?
Po punojmë fort me menaxherin dhe studion e mikut tim Edlir Begolli për të sjell sa me shume produksione muzikore, ashtu siç publiku i ka dashur çdoherë.
KOHA: Përpos zhanrit që praktikon, a do të shohim edhe si këngëtar dasmash?
Në fakt, në dasma kam qenë shumë shpesh i ftuar për të kënduar surprizë për çiftin, por, besoj do mbetet në këtë kuadër duke qenë se nuk e kam repertorin në stilin e plote të dasmës.
KOHA: A do ta ndërroje zhanrin e muzikës për të bërë më shumë para?
Nuk do ta ndërroja, e shijoj atë që bëj!
KOHA: Si e vlerëson muzikën sot, biznes apo pasion?
Është një biznes i suksesshëm vetëm nëse bëhet me pasion.
KOHA: Si po shkon jeta private?
Për sa kohë do të mbetet private, shkon për mrekulli.
KOHA: Sa je i pasionuar ndaj palestrës?
Shumë pas palestrës shkoj çdo ditë, sapo gjej hapësirë nga angazhimet.
KOHA: Një thënie e juaj në fund…
Duke qenë se jam një njeri që më pëlqen të ndihem i motivuar dhe të motivoj, do të thosha se “rruga drejt arritjeve është e gjatë, but its worth it”.