Paris, 6 dhjetor – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në pushtet në Dhomën e Poshtme të Parlamentit francez, Bruno le Ru është ministri i ri i Punëve të Brendshme, njoftoi shërbimi për media i Pallatit të Eliseut. Le Ru do të jetë përgjegjës për luftën kundër terrorizimit – detyrë kryesore në vendin i cili disa herë në vitet e fundit ishte goditur prej sulmeve islamike. Ai do ta zëvendësoj ministrin e deritanishëm Bernar Kazenv, të cilin megjithatë, presidenti Fransoa Oland e emëroi kryeministër. Kaznev në funksionin e kryeministrit e zëvendësoi Manuel Valsin, i cili dha dorëheqje që të kyçet në garën nominuese të socialistëve për zgjedhjet presidenciale në pranverë.