Shkup, 24 janar – Drejtuesit e KF Shkëndija thuhet se gjatë kohë janë në bisedime me Bruno Dita, mesfushorin mbrojtës, i cili mund të luajë edhe në mbrojtje, por klubi i tij Skënderbeu nuk dëshiron të dëgjojë për marrëveshjen pasi i njëjti ka kontratë me klubin korçar, bën të ditur portali sportiv “Sportmedia”, përcjellë gazeta Koha.
Por, sipas mediave nga Shqipëria, Dita ka paditur Skënderbeun për pagat e papaguara, dhe brenda 10-15 ditëve nëse nuk paguhet, ai automatikisht bëhet lojtar i lirë dhe më lehtë do të vinte në Tetovë.
Cekim, për transferimin e Bruno Dita më tepër po insiston trajneri i kuqezinjve Ernest Gjoka.
Ndërkohë, deri më tani skuadra e Shkëndijës arriti të përforcohet me Arlind Dallkun, Valon Ahmedin, Jan Krivak dhe Aldair Neto. (koha.mk)