Bruksel, 10 dhjetor – Njëzeteshtatë vendet anëtare të BE-së nuk kanë për qëllim që përsëri të negociojnë me Britaninë e Madhe për marrëveshjen për daljen nga BE-ja, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva.
“Marrëveshja e arritur më 25 nëntor është më e mira dhe më e mundshmja. Nuk mund të bëhet fjalë për negociata”, theksoi Andreeva.
Sipas paralajmërimeve, Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik duhet të votojë për Marrëveshjen e arritur, por Bi-Bi-Si, duke iu referuar burimeve në Dauning strit informoi se kryeministrja Thereza Mej e anuloi votimin.
Anulimi i votimit për momentin nuk është konfirmuar zyrtarisht, por pasdite është paralajmëruar fjalim i jashtëzakonshëm i Mej para Parlamentit dedikuar Bregzitit.
Para fjalimit të Mej, është caktuar seancë e jashtëzakonshme e Qeverisë britanike dedikuar “hapave të ardhshme në procesin e Bregzitit”.
Gazeta londineze “Sandej Tajms” prej dje publikoi se pritet që Mej ta anulojë votimin e djeshëm në Parlament për Marrëveshjen për Bregzitin, pas çka do të largohet për Bruksel që të bëjë përpjekjen e fundit që ta bindë Bashkimin Evropian për kushte më të mira në marrëveshjen për dalje të Britanisë së Madhe nga BE-ja me qëllim që të fitojë përkrahje nga deputetët.