Bruksel, 27 shtator – Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska për MIA thotë se po bëhet çmos që të sillet ligji për Prokurorinë publike, por ajo që është me rëndësi për pushtetin dhe KE-në nuk është vetëm sjellja e ligjit, por sigurim i kushteve për shtet funksional juridik.
“Vetë Komisioni Evropian ka insistuar në ‘fjalor’ të mençur. Ata asnjëherë nuk janë fokusuar në ligjin, por janë fokusuar në rezultatet, ndërsa rezultatet nënkuptojnë se patjetër duhet të përfundojnë jo vetëm hetimet dhe lëndët gjyqësore, por patjetër të sigurohet të ketë përgjegjësi për të gjitha veprat penale që janë bërë. Prandaj edhe fokusi ka qenë veprat, lëndët, procedura gjyqësore, jo vetëm ligj sa për formë. KE gjatë kohë na çon porosi, mos mendoni se qëllimi është vetëm ligj i ri, ka thënë ministrja e Mbrojtjes e cila gjendet në Bruksel ku merr pjesë në Forumin për lidhshmëri të KE-së. Shekerinska siguron se negociatat për ligjin me opozitën do të vazhdojnë dhe ka shprehur shpresë se partia opozitare do të ndalet të jetë “peng i krimit dhe korrupsionit nga e kaluara”. Ajo ka vlerësuar se VMRO-DPMNE bën gjithçka që të mos ketë përgjegjësi penale, derisa për pushtetin fokusi është të sigurohet drejtësi, jo vetëm ligj në letër.
“Ligji me të cilin do të mundësohet vazhdim i PSP-së në formë tjetër është me rëndësi dhe ne bëjmë gjithçka, bile edhe kemi bërë disa lëshime serioze vetëm të kemi ligj që do të sigurojë prokurori funksionale dhe e cila do të tregojë se në shtet ka konsensus serioz politik që të ndryshohet politika e mosndëshkimit nga e kaluara”, ka thënë ministrja për MIA. Por, ka shtuar Shekerinska, “pasi opozita e ka bërë atë që e ka bërë, insistonte në ligj që de fakto do t’i bllokojë të gjitha lëndët e mëparshme të PSP-së, ne konsiderojmë se kompromis i keq, kompromis i cili nuk do të thotë përgjegjësi, nuk duhet të bëjmë dhe prandaj fokusi ka qenë të sigurojmë lëndët e PSP-së dhe arritëm në atë”.
Ministrja është optimiste se Këshilli për punë të përgjithshme të BE-së më 15 tetor do të jep dritë të gjelbër për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut. E pyetur nëse ka plan B në rast se përsëri kjo datë të shtyhet, ajo ka thënë se skenar rezervë nuk ka, se reformat bëhen për qytetarët dhe se për këtë shkak janë bërë lëshime ndaj KE-së. “Konsideroj se porosia kryesore është se këto reforma i kemi bërë për ne, jo për BE-në. Po, e vërtetë është se disa punë i kemi kapërcyer ose anuluar për shkak të qëndrimeve të KE-së, por gjithçka që ka investuar shteti në marrëdhënie më të mira me fqinjët e vet, demokraci më funksionale, parlament më të hapur, qeveri të hapur dhe transparente, janë punë që ua kemi borxh qytetarëve, nuk ishin ata viktima të BE-së”, ka thënë ministrja.
Rreth mundësisë anëtarësimi i plotfuqishëm i NATO-s të mos realizohet në samitin e Aleancës në fillim të dhjetorit siç shpresonte kreu shtetëror, ajo rikujton se çështja është procedurale, para së gjithash për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Spanjë. “Thamë se është punë javësh dhe muajsh. A thua zgjedhjet në Spanjë do të përfundojnë kur do të fillojë Parlamenti i tyre të punojë, ajo do të ndikojë në ratifikimin, megjithatë në samitin në dhjetor ne do të jemi në tavolinën e aleatëve…”, ka thënë Shekerinska. Përveç Spanjës, pritet ratifikimi edhe nga Holanda, Italia dhe Franca.