Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe u dakorduan rreth pjesës më të madhe të kushteve në marrëveshjen për dalje të vendit nga blloku, deklaroi sot në Bruksel, kryenegociatori i BE-së për Bregzit, Mishel Barnie. “Negociatorët u dakorduan për pjesën më të madhe të asaj që do të mundësojë dalje adekuate të Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni”, tha Barnie në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin britanik për Bregzit, Dejvid Dejvis.
Në pajtueshmëri të së dakorduarës, është paraparë vendosje e periudhës kalimtare, që do të zgjasë nga dalja e Britanisë së Madhe nga Unioni më 29 mars të vitit 2019, e deri më 31 dhjetor të vitit 2020. Barnie theksoi se mbetet ende që të arrihet marrëveshje e plotë rreth kufirit tokësor midis krahinës britanike Irlanda Veriore dhe Republika e Irlandës, e cila është pjesë e BE-së. Dejvid, nga ana e tij theksoi se progresi i arritur në negociatat për Bregzit paraqet “hap i rëndësishëm” përpara drejt marrëveshjes përfundimtare.
Ai njëherit shfaqi shpresë se e dakorduara do të mbështetet nga liderët e BE-së në Samitin e paraparë për të enjten dhe të premten. Burime diplomatike nga Brukseli informuan se në bisedimet e sotme është konfirmuar projekt-teksti për marrëveshjen për Bregzit në pjesën që i dedikohet për periudhën kalimtare, si dhe se është arritur “pajtueshmëri e gjerë rreth kufirit irlandez”.
“Është harmonizuar edhe teksti përfundimtar i marrëveshjes për të drejtat e qytetarëve të BE-së të cilët do të mbeten të jetojnë në Britani të Madhe pas Bregzitit, si dhe marrëveshja financiare”, shtoi burimi i njëjtë. Takimi i sotëm i negociatorëve kryesor paraqet vazhdim i bisedimeve midis përfaqësuesve diplomatik BE dhe Britania e Madhe që u mbajtën fundjavën e kaluar në tentim për tejkalim të dallimeve rreth dispozitave në marrëveshjen përfundimtare.