Në prag të evaulimit të sivjetmë të Komisionit Evropian për buxhetet e vendeve anëtare të BE-së, eurokomisari për Çështje Ekonomike, Pjer Moskovisi, deklaroi për radion franceze se Brukseli nuk dëshiron krizë me Italinë, projekt-buxheti i të cilit nuk i përmbush kriteret evropiane.
“Komisioni Evropian nuk dëshiron krizë midis Brukselit dhe Romës, disponimi im është dialog konstruktiv”, tha Moskovisi.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Qeveria italiane duhet sot të dërgojë letër deri te KE-ja për planet e veta buxhetore, ndërsa eurokomisarët duhet për të të debatojnë nesër.
Çdo vit Komisioni Evropian i vlerëson buxhetet e vendeve anëtare, ata duhet të përmbushin kritere të caktuara, apo të paktën të synojnë drejt qëllimeve të projektuara.
Sipas rregullave evropiane, vendet anëtare duhet të synojnë ndaj shkallës së deficitit prej tre për qind nga BPV, dhe shkalla e borxhit prej 60 për qind BPV.
Me 2,3 trilionë euro deficit, Italia për momentin është njëra ndër vendet më të brishta të Bashkimit Evropian.
Moskovisi sot përsëriti se deficiti strukturor italian është teket i lartë dhe si vend anëtar i BE-së dhe të eurozonës, Italia duhet të respektojë numër të caktuar të rregullave të përbashkëta.
Roma nga ana e vet e mbron buxhetin e vet duke thënë se planifikon një numër të caktuar të reformave sociale si ulja e moshës për pension si dhe të ardhura bazë për më të varfrit.