Fushat kyçe në Maqedoninë e Veriut, në të cilat Brukseli dëshiron të shohë zhvillim deri në vjeshtë, nëse duan dritë jeshile për fillimin e bisedimeve në tetor janë reformat në gjyqësor, sundimin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, tha ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar dhe porositi se nuk do të hyjnë në BE, por duhet ta pranojnë Unionin në vend.
“Vendimi për datën duhet të miratohet, por vendi vetëm se e ka filluar rrugën drejt BE-së me skriningun sqarues, ndërkaq ajo do ta shkurtojë kohën kur të fillojnë bisedimet për anëtarësim. Është e domosdoshme të vazhdoni me zbatimin e reformave, ndërkaq kyçe janë sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit”, tha euroambasadori Zhbogar.
Zhbogar ka shprehur mbështetje për Prokurorinë Publike për hapat vendimtar. “Ka pasur hapa vendimtar nga ana e Prokurorisë Publike. Ne i përkrahim aktivitetet e tyre dhe njëkohësisht njëjtë presim që të zgjidhet çështja e funksionimit të zyrës së Prokurorisë Speciale Publike. Me dorëheqjen e Janevës bëhet trysni shtesë dhe përgjegjësi ndaj liderëve politik dhe ndaj Kuvendit që të gjejnë zgjidhje”, tha euroambasadori.