Bruksel, 15 mars – Britania e Madhe do të duhet justifikojë kërkesën për anulim të Brekziti, ndërsa liderët evropianë gjatë marrjes së vendimit rreth kërkesës do të udhëhiqen nga ideja që të mos ketë kurrfarë pengesa në funksionimin e institucioneve të BE-së, kumtoi Komisioni Evropian në reagimin e vendimit të mbrëmshëm të Parlamentit në Londër për anulim të largimit britanik nga Unioni.
Komisioni në kumtesën e saj thekson se kërkesa për anulim të Brekzitit megjithatë duhet të miratohet nga të gjithë 27-të shtetet anëtare, duke paralajmëruar se të enjten dhe të premten e ardhshme do të mbahet mbledhje kushtuar kërkesës britanike.
Disa liderë evropianë paraprakisht deklaruan se Britania e Madhe do të duhet ta braktisë BE-në para mbajtjes së zgjedhjeve për Europarlamentin, të caktuar për në maj të këtij viti, ose në të kundërtën do të duhet të marrë pjesë në këto zgjedhje me qëllim që të mos vendoset në pikëpyetje legjitimiteti.
Dhoma e poshtme e parlamentit britanik mbrëmë me 412 vota “pro” dhe 202 “kundër” e miratoi propozimin e Qeverisë së kryeministres Thereza Mej për anulim të largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja për më 29 mars.
Me Vendimin parashikohet që Bregziti të anulohet deri më 30 qershor, nëse Dhoma e Poshtme deri më 20 mars e miratoi Marrëveshjen për largimin britanik nga BE-ja, që nëntorin e vitit të kaluar e arritën Qeveria e Mejit dhe Brukseli.
Nëse, deri më 20 mars deputetët edhe për herë të tretë nuk e aprovojnë Marrëveshjen, Qeveria britanike do të kërkojë anulim më afatgjatë të Brekzitit, por BE-ja do të duhet të pajtohet me kërkesën dhe t’i vendos kushtet për këtë.