Bruksel, 2 tetor 2018 – Liderët e Parlamentit Evropian sot kërkuan ndjesë nga ministri britanik i Punëve të Jashtme Xheremi Hant pasi Bashkimi Evropian e krahasoi me Bashkimin Sovjetik.
Hant fundjavën e kaluar tha se BE-ja nuk do të duhej të tentojë të pengojë dalje të lehtë të Britanisë së Madhe sepse që “Bashkimi Sovjetik ka qenë ai i cili i ka penguar njerëzit të shkojnë”.
Lideri i Partisë Popullore Evropiane Manfred Ueber tha se Hant “do të duhej të kërkojë ndjesë për fjalët e tij”.
Lideri i Liberalëve Gi Uerhofstat para deputetëve evropianë deklaroi se Hant nuk i ka ofenduar ata por “milion qytetarë të cilët kohë të gjatë kanë jetuar në bashkimin sovjetik”.
Hant në Kongresin e Partisë Konservative Britanike në Birmingen e paralajmëroi BE_në që mot tentojë ta “mbajë klubin e bashkuar ” me ndëshkimin e një anëtari i cili largohet me shkatërrim ekonomik, madje edhe me shkatërrimin e integritetit territorial
Pa kësaj deklarate, Komisioni Evropian i ka rekomanduar ministrit britanik të Punëve të Jashtme ndonjëherë të lexojë libër të historisë.