Bruksel, 18 dhjetor – Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka zhvilluar takime bilaterale me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Bruksel.
Pas takimeve të veçanta me kryeministrin e Maqedonisë, shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, ka filluar edhe takimi i përbashkët joformal me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, në Bruksel. Ata do të flasin për gjendjen në rajon, por edhe perspektivën e anëtarësimit në BE.
Ndërkohë, nga zyra e përfaqësueses së lartë nëpërmjet një komunikate të lëshuar ditë më parë, kanë bërë të se viti i ardhshëm pritet t’i ofrojë një mundësi vendeve të Ballkanit Perëndimor për të avancuar në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Viti 2018 është shumë i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor, për shkak të aktiviteteve dinamike të BE-së në këtë drejtim, të cilat konsiderohen se do t’i japin porosi të qarta dhe hapa e nevojshme që duhet të ndërmarrin vendet e këtij rajoni.
Në shkurt të vitit të ardhshëm do të publikohet strategjia për zgjerim e presidentit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, raporti i KE-së do të publikohet në prill, në maj do të mbahet mbledhja në Sofje, ndërsa në korrik do të mbahet samiti i NATO-s. /SHENJA/