Bruksel, Ciolos presidenti i ri i grupimit ”Renew Europe” në PE

0

Ish-kryeministri rumun, njëkohësisht ish-komisioneri europian, Dacian Ciolos u zgjodh sot president i grupit të ri centrist, i lindur nga bashkimi i liberalëve të ALDE-s dhe eurodeputetët e presidentit Macron, që është quajtur ”Renew Europe” (RE).

“Urime për liderin tonë të ri”, njoftoi RE në Twitter. Ciolos, i quajtur ndryshe edhe si Macron-i rumun, ishte konsideruar favorit për të pasuar ish-kryeministrin belg në këtë post, Guy Verhofstadt. (Ata)

Comments are closed.