Club Brugge e ka nisur shumë mirë sezonin në kampionat, duke fituar shtatë nga tetë ndeshjet zyrtare të luajtura deri tani dhe duke shënuar të paktën dy gola në gjashtë prej tyre.
Gjithsesi, ndeshja e kësaj të marte kundër Borussia Dortmund, e vlefshme për javën e parë të Grupit A të Champions League, do të jetë prova më e vështirë për kryesuesit e kampionatit belg.
Kjo do të jetë vetëm pjesëmarrja e tretë e Brugge në fazën me grupe të Champions League. Gjithashtu, kjo do të jetë edhe përballja e parë mes këtyre dy ekipeve pas 15 vitesh, që nga koha që Brugge i eliminoi gjermanët pas ekzekutimit të penalltive.
Për sa i takon ecurisë së dy skuadrave, Brugge ka shënuar 19 gola në shtatë ndeshjet e këtij sezoni që ka luajtur në kampionatin belg (2.71 për ndeshje).
Dortmund, nga ana tjetër, ka shënuar saktësisht një gol në pesë nga gjashtë takimet e luajtura në fazën me grupe të sezonit të kaluar në Champions. Ecuria e Dortmund kundër skuadrave belge është: 6 fitore, 1 barazim, 4 humbje. Brugge ka shënuar golin e parë në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit.