Bruce Lee ishte njeri arrogant

Regjisori dhe aktori i famshëm, Quentin Tarantino, i është përgjigjur polemikave rreth filmit të tij më të ri “Once Upon A Time In Hollywood”, i cili e portretizoi Bruce Leen si arrogant. Sipas “The Wrap”, regjisori së fundmi i tha gazetarëve në një konferencë për shtyp në Moskë se ai mendoi që përshkrimi i Lees ishte i drejtë, shkruan NME.

“Bruce Lee ishte një lloj personi arrogant”, tha Tarantino. “Mënyra se si fliste, thjesht nuk më pëlqente. E kam dëgjuar të thotë gjërat vetëm ashtu”, shoti ai. Përgjigjja e Tarantinos vjen pasi vajza e Lees, Shannon Lee, e kritikoi filmbërësin, fitues i Oscarit, për portretizimin e babait të saj si një “arrogant”.

“Ishte me të vërtetë e pakëndshme të ulesh në kinema dhe të dëgjosh njerëzit duke qeshur me babanë tim”, tha ajo. “Ajo që më intereson është ngritja e vetëdijes se kush ishte Bruce Lee si qenie njerëzore dhe si e jetoi jetën e tij. E gjithë kjo shkoi poshtë në guacën e tualetit me këtë portretizim dhe e bëri babanë tim arrogant”, përfundoi ajo.