Bruce Arena jep dorëheqjen nga SHBA

Bruce Arena ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas dështimit të madh në fushatën eliminatore të Kupës së Botës 2018. Një humbje 2-1, e pësuar nga Trinidad&Tobago, vendi 99-të në klasifikimin e FIFA-s, dhe fitorja e Panama ndaj Kosta Rikës solli eliminimin e SHBA pa pasur mundësinë e “play off”. Kjo ishte përvoja e dytë e Bruce Arena në krye të SHBA, pasi zëvendësoi Jurgen Klinsmann, i cili u shkarkua në nëntorin e kaluar.

Gjatë një letre për shtyp, e publikuar edhe nga Federata Amerikane e Futbollit, mes të tjerave, Arena shkruante: “Ky është dëmtimi më i madh në historinë e futbollit të këtij vendi dhe tani të gjithë duhet të pyesim veten si ta përmirësojmë situatën. Unë nuk jam në gjendje ta rregulloj dëmin e bërë dhe e ndjej veten fajtor për këtë dështim. Kjo më shtyn të largojë. Federata duhet të nisë projekte të reja me njerëz të rinj.” Kjo është hera e tretë që SHBA nuk kualifikohet për në Botëror.