Marcelo Brozoviq ka marrë vëmendjen nëpër rrjetet sociale për veprimin që bëri për t’ia pamundësuar Luis Suarezit golin nga gjuajtja e lirë. Mesfushori kroat vendosi që të shtrihej në murin që kishte vendosur Interi dhe kuptoi qëllimin e sulmuesit 33-vjeçar që vendosi të gjuante ulët në mur. Edhe pse Interi u mposht 2 me 0 nga Barça në Ligën e Kampionëve, Brozoviq ka marrë vëmendjen të mërkurën në garën evropiane.
https://www.youtube.com/watch?v=X94TDDmDgqA