Mesfushori kroat kërkohet nga klubet angleze, por ka vendosur të qëndrojë në “Giuseppe Meazza”. Marcelo Brozovic duket se e ka ndërruar mendjen, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Mesfushori kroat dëshiron të mbetet në Inter edhe pse flitej për një largim të tij gjatë verës.
“Marcelo ndihet mjaft mirë, ndihet lojtar i rëndësishëm i Interit. Në Milano ai ndihet si në shtëpi dhe klubi është si familje për të”, është shprehur menaxheri i futbollistit, Miroslav Bicanic.
“Ai nuk e ka lumturinë e plotë pasi nuk ka fituar ende trofe. Por, kualifikimi në Champions League ishte një realizim i një objektivi të rëndësishëm dhe një klub si Interi meriton të fitojë trofe. Brozovic beson se kjo do të ndodhë shpejt”, ka përfunduar menaxheri i futbollistit.
Klubet angleze e kërkojnë qe një kohë nënkampionin e botës dhe Arsenali e Tottenhami do të mbeten të zhgënjyer me vendimin e tij.