Marcelo Brozovic ka thënë se “ata vazhduan që të besojnë dhe kjo është arsyeja pse fituan ndeshjen e dytë me radhë kundër PSV Eindhoven. Ashtu sikurse kundër Tottenham, Nerazzurri u rikthyen përsëri nga një gol disavantazh për të fituar ndeshjen e dytë kundër PSV më rezultat identik, 2-1. “Ne stërvitemi mirë, bëjmë gjithçka për të fituar dhe ne e dimë që fitorja është i vetmi opsion”, tha Brozovic për Sky Sport Italia. “Madje edhe kur ne ishim në disavantazh, vazhduam që të besojmë, kuptuam që nëse koncentrohemi më shumë do ta dalim të lumtur nga ky stadium. Ne të gjithë jemi të përkushtuar, ne luftojmë për njëri tjetrin dhe kjo tregohet në fushë. Ne do të vazhdojmë kështu. Një mesfushorë me në thellësi, gjithmonë me ka pëlqyer kjo pozitë dhe jam i lumtur”, deklaroi Brozovic.