Brooklyn Nets udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Milwaukee, pas fitores së thellë 125-86 në takimin luajtur sot.
Ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Durant me 32 pikë, mbështetur nga Irving me 22 pikë. Në kahun tjetër, Antetokounmpo realizoi 18 pikë e 11 rebound, por që mbetën për statistikë.
Nisin ndeshjet gjysmëfinale edhe në Konferencën e Perëndimit në NBA, ku Phoenix mposhti 122-105 Denver dhe udhëheq 1-0 me ndeshje.
Të gjithë titullarët e Pheonix realizuan mbi 14 pikë (Bridges 23, Booker e Paul 21, Ayton 20), ndërsa për Denver u dallua Jokic me 22 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale Play off
Philadelphia – Atlanta, (0-1)
Brooklyn – Milwaukee, 125-86 (2-0)
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale Play off
Utah Jazz – Clippers
Phoenix – Denver, 122-105 (1-0)