Nuk ka shumë surpriza në ndeshjet e luajtura sot në NBA. Skuadra e Brooklyn mposhti 134-129 New Orleans, sfidë ku 7 lojtarë të Nets realizuan mbi 10 pikë (Irving me 32 pikë më i miri).
Zion Williamson realizoi 33 pimë për vendasit, por që mbetën për statistikë. Për Brooklyn vijojnë mungesat e Durant e Harden, të dëmtuar.
Në sekondat e fundit fiton ekipi i Clippers, që mposhti 113-112 Portland jashtë fushe. Ndeshje e ekuilibruar, ku për kalifornianët u dallua Paul George me 33 pikë e 11 rebound, më i miri në fushë.
Pa probleme fiton edhe Atlanta, që mposhti 112-96 Orlando, sfidë ku diferencën e bëri Young me 25 pikë.
NBA – Rezultatet
Atlanta – Orlando, 112-96
New Orleans – Brooklyn, 129-134
New York – Charlotte, 109-97
Portland – Clippers, 112-113
Sacramento – Minnesota, 120-134