Shkup, 17 shkurt – FC Shkupi sot është mysafire e Sileksit në Kratovë, në kuadër të javës së parë të sezonit pranveror. Për këtë ndeshje ka folur zëvendës kapiteni i skuadrës bardhekaltër, Rron Broja, i cili ka potencuar se të gjithë së bashku do të japin maksimumin për të nxjerrë rezultat pozitiv nga transferua në Kratovë.
“Kemi punuar maksimalisht gjatë gjithë fazës përgatitore, por në veçanti edhe për ndeshjen ndaj Sileksit. Përballjet me ekipin nga Kratova gjithmonë kanë qenë të vështira, por mendoj se jemi të gatshëm për një fillim të mbarë të sezonit, duke kërkuar rezultat pozitiv”, ka thënë Broja për faqen zyrtare të klubit, përcjell gazeta KOHA.
Ekipi për ndeshjen ndaj Sileksit do të ketë dy mungesa, shkaku i një lëndimi mbetet jashtë Ergin Abdul, ndërsa nuk ka arritur që të kompletohet dokumentacioni i përforcimit të fundit Maharafa Tandina, që gjithashtu edhe në te nuk do të mundë të llogarisë trajneri Umit Karan
Dueli Sileksi – Shkupi zhvillohet të dielën në Kratovë, me fillim në orën 14:00.