Brohoritje në varrimin e Kacifasit “Vorio Epiri është grek dhe Maqedonia është greke”
Tiranë, 8 nëntor 2018 – Një numër i madh i grekëve, të cilët morën pjesë në varrimin e Konstantinos Kacifasit, në fshatin shqiptar Bularat, përveç porosive ofenduese që i brohoritnin ndaj shqiptarëve, si për shembull “qen shqiptarë”, “shqiptarë, shkoni, kjo është Greqi”, brohoritnin edhe “Vorio Epiri është grek dhe Maqedonia është greke”.
Vorio, apo Epiri verior, grekët e quajnë pjesën jugore të Shqipërisë.
Në karvanin mortor ishte edhe deputeti grek nga Demokracia e Re, Savas Anastadias, si dhe ish-ministrat shqiptarë dhe ish-deputetët Spiro Ksera dhe Vangjel Tavo, të cilët janë grekë etnikë, si dhe lideri i Partisë për mbrojtje të të drejtave të njeriut, në të cilën bëjnë pjesë grekët shqiptarë dhe deputeti aktual Vangjel Dule, i cili në deklaratë për mediumet kërkoi më shpejtë të zbulohet e vërteta për vrasjen e Kacifasit.
Ngushëllime familjes i shprehi eurodeputetja qipriote, Eleni Teoharu, ndërkaq mori pjesë edhe në varrim, e cila para disa ditëve deklaroi se çështjen e Kacifasit do ta dërgojë në Parlamentin evropian.
“Ai mund të ishte arrestuar, por e vranë. E vrau policia shqiptare”, deklaroi atëherë Teoharu.
Në Bularat sot ka prani të madhe të ekipeve të mediumeve greke dhe shqiptare. Mediumeve shqiptare, familja e të vrarit nuk u lejoi t’i afrohen shtëpisë së tyre dhe nuk dhanë as deklaratë për ta sepse “nuk i njohin mediumet shqiptare por vetëm ato greke”.
Sipas mediumeve shqiptare, në vendkalimin kufitar të Kakavijës, në kufirin shqiptaro-grek afër Gjirokastrës, ku ka masa të përforcuara të kontrollit, janë arrestuar dy shtetas grekë, të cilët mbanin me vete armë dhe maska, përderisa tetë shtetasve të tjerë grekë nuk iu lejua hyrja në Shqipëri, për shkak të, siç ceket, “sjelljeve të tyre ekstremiste”.
Ministritë greke të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes iu dërguan apel për përmbajtje qytetetarëve grekë të cilët janë në Bularat.
Ministria shqiptare e Punëve të Brendshme, për shkaqe sigurie ka angazhuar përfaqësues të vet në të gjithë sektorët. Megjithatë nuk janë vërejtur persona të uniformuar në afërsi të karvanit mortor , por mbi fshat fluturonin helikopterë policorë.
Përndryshe, Kacifas (35), grek i Shqipërisë, i cili posedonte edhe shtetësi greke, është vrarë më 28 tetor gjatë këmbimit të zjarrit me pjesëtarët e njësisë speciale të policisë shqiptare “Renea”. Ai dhe dy motrat e tij për shumë vite jetojnë në Greqi, prëderisa prindërit në fshatin e lindjes Bularat, afër Gjirokastrës, në afërsi të kufirit shqiptaro-grek