Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe Mal të Zi i quajti një farsë. Ajo shtoi se Prishtina mori konfirmimin e së drejtës së shpalljes së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të cilën pala shqiptare e përdor vazhdimisht si një argument.
“Situata që përfundoi në favor të Prishtinës, me dëmin 100 për qind për Serbinë, është përmbysur dhe falë Listës Serbe, serbët në Kosovë tani janë bashkuar dhe më të fortë”,- ka thënë kryeministrja serbe, Brnabiq.