Paris, 19 tetor – Bashkëshortja e presidentit francez, Emanuel Makron, Brizhit Makron, do të jetë në vetëizolim shtatë ditë pasi ishte në kontakt me një person të infektuar me Kovid-19, kumtuan nga Kabineti i Makronit.
Siç thuhet, Brizhit Makron ka qenë në kontakt të enjten, më 15 tetor, me një person testi i së cilit ka rezultuar pozitiv për Kovid-19 dhe ka simptoma të virusit.
“Në pajtim me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, ajo do të jetë në vetëizolim shtatë ditë. Brizhit Makron nuk ka simptoma të sëmundjes në këtë fazë”, thuhet në kumtesë.