British Eruejs do të pushojë 350 pilotë nga puna

29

Londër, 28 qershor – Kompania ajrore britanike British Eruejs do të pushojë 350 pilotë nga puna, ndërsa 300 do të dërgojë në pritje, kumtoi kompania.

Siç thekson në kumtesë, 300 pilotë nga lista e pritjes do të punësohen sërish kur do të nevojiten shërbimet e tyre, ndërsa analistët vlerësojnë se kjo do të ndodh pas një viti ose dy viti.

Të punësuarit e tjerë në “British eruejs” përballen me uljen e pagave prej 15 për qind, por gjysma e përfitimit të ulur do t’u kthehet kur kolegët të cilët presin do të kthehen në punë.

Shumica e pilotëve të dërguar në pritje kanë fluturuar në aeroplanin “Boing 747”.

Comments are closed.