Një burrë nga Britania është dënuar me tri vjet burgim pasi bëri marrëdhënie seksuale me pula të shtëpisë, përderisa bashkëshortja e kishte incizuar duke e kryer aktin.
Rehan Baig, 37 vjeç, ishte incizuar gjithashtu duke kryer marrëdhënie seksuale me një pulë që kishte ngordhur, shkruan Mirror.
Kjo shkelje ishte zbuluar kur Agjencia Kombëtare e Krimeve e kishte zbatuar një urdhër kërkimi në shtëpinë e këtij burri në Bradford në korrik të vitit të kaluar pas informacioneve se ai kishte fotografi të ndjeshme të fëmijëve.
Nga shtëpia e tij ishin konfiskuar pajisje kompjuterësh dhe në to ishin gjetur 49 fotografi të ndjeshme të fëmijëve.