Bruksel, 28 shtator – Delegacioni britanik në negociatat me BE-në, sot në Bruksel, në raundin e nëntë të negociatave mes dy palëve për marrëdhëniet e ardhshme tregtare, përsëriti se dëshiron ndryshime në disa pjesë të marrëveshjes për braktisjen e Unionit, e njohur si Bregzit.
“Pozita e Britanisë së Madhe është larg asaj që BE-ja mund ta pranojë”, tha nënkryetari i Komisionit evropian, Marosh Shefçoviç, pas mbledhjes me negociatorin zyrtar britanik, Majkëll Gou.
Ndërkohë Gou tha se ende ka “dallime mes dy palëve”.
Dy bashkëbiseduesit diskutuan për propozim-ligjin kontrovers, për të cilin debatohet në Parlamentin britanik, e me të cilin sillen në dilemë disa pika të caktuara nga marrëveshja për Bregzitin, e cila zyrtarisht hyri në fuqi në janar të këtij viti.
BE-ja, megjithatë, kërkon nga Britania e Madhe ta tërheqë projekt-ligjin duke u kërcënuar se në të kundërtën për këtë çështje ndihmë juridike do të kërkojë nga instancat gjyqësore. Shefçoviç sot e përsëriti këtë kërkesë duke shtuar se projekt-ligji paraqet shkelje tejet serioze të marrëveshjes.
Negociatat mes dy palëve vazhdojnë nesër në Bruksel.