Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson, ka mohuar të ketë pranuar fonde ruse për fushatën zgjedhore të 12 dhjetorit. Ministri për siguri, Brandon Lewis, ka deklaruar se rusët nuk kanë ndihmuar me fonde për këto zgjedhje britanike.
Në një intervistë për BBC-në, ministri ka thënë se të gjitha të ardhurat e partisë janë të deklaruara në Komisionin Zgjedhor dhe se dhuruesit e parave janë shtetas britanikë, transmeton KTV.
Sipas ligjeve britanike, shtetasve të huaj nuk u lejohet të bëjnë donacione në partitë politike të Britanisë.
Gjatë kësaj fushate, probleme ka pasur edhe Partia Laburiste, që ka pranuar se akuzat për t’u përballur me anti-semitizmin e kanë dëmtuar rëndë në këtë fushatë.