Britanikët do të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës

46

Të gjithëve në moshën 50-vjeç e sipër në Britani do t’i ofrohet një dozë e tretë e vaksinës së Covid-19 në Vjeshtë, në përpjekje për të zhdukur kërcënimin e virusit deri për Krishtlindje, sipas të përditshmes Times. Provat e 2 opsioneve po shqyrtohen, nën mbikëqyrjen e Chris Whitty, shefit mjekësor të Anglisë, sipas të përditshmes. Opsioni i parë përfshin vaksinat e modifikuara specifikisht për të luftuar variantet e reja. I dyti përfshin ofrimin e një doze të tretë nga 3 versionet e vaksinave që janë aktualisht në përdorim, përfshirë Pfizer/BioNTech, Oksford me AstraZeneca, apo Moderna.
Një total prej 34.6 milionë njerëzish në Britani kanë marrë të paktën 1 dozë të vaksinës së Covid-19, sipas statistikave të qeverisë. Britania, me një popullsi prej 67 milionë, ka marrëveshje për mbi 510 milionë doza të 8 vaksinave të ndryshme, disa prej të cilave janë ende nën zhvillim. Britania do të blejë 60 milionë doza të tjera të vaksinës së Pfizer/BioNTech, sipas ministrit të Shëndetësisë, Matt Hancock, një marrëveshje që dyfishon furnizimin e vendit përpara programit të dozës së tretë më vonë gjatë vitit.