Visbaden, 16 janar – Në vitin 2017 në librin gjerman për shtetësi janë regjistruar 7.500 shtetas britanik , kumtoi Zyra federale për statistikë në Visbaden.
Në kumtesë citohet se në periudhën pas referendumit për Bregzit, të mbajtur në qershor të vitit 2016, numri i shtetasve britanik të cilët kanë kërkuar pasaportë britanike është rritur.
“Në vitin 2017, në librin gjerman për shtetësi janë regjistruar 7.500 britanikë, që është rritje për 162 për qind në krahasim me vitin 2016, kur gjithashtu shënuam rritje, veçanërisht pas qershorit”, shtohet në kumtesën e Zyrës për statistikë.
Numri më i madh i këtyre kërkesave ka të bëjë me shtetasit e Britanisë së Madhe, të cilët tashmë vite të tëra jetojnë në Gjermani.
Megjithatë, një pjesë u përket shtetasve britanik paraardhësit e të cilëve ishin shtetas gjermanë, të cilët gjatë regjimit nacional-socialistik janë detyruar ta braktisin Gjermaninë. Këtyre qytetarëve automatikisht u përket e drejta e shtetësisë gjermane.
Shtetasit tjerë britanik duhet të plotësojnë disa kërkesa, siç janë: qëndrimi tetëvjeçar në Gjermani, njohja e gjuhës gjermane dhe dëshmi se janë në gjendje të funksionojnë vetëm.
Britanikët, derisa Britania e Madhe është në Bashkimin Evropian, gjatë kërkesës së shtetësisë gjermane nuk duhet të tërhiqen nga shtetësia e tyre britanike, siç është për qytetarët e të gjitha vendeve të BE-së.
Njëkohësisht është rritur edhe numri i shtetasve gjerman me qëndrim në Britani të Madhe, të cilët pas referendumit për Bregzit morën edhe shtetësi të Britanisë së Madhe.
Në vitin 2017, pasaportë britanike morën 2.636 shtetas gjerman, që është për 165 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak