Britania e Madhe është vendi më i korruptuar në botë. Kjo sipas gazetarit Roberto Saviano që ka kaluar afro një dekadë duke shpërfaqur marrëveshjet kriminale të Mafias së Italisë. 36 vjeçari ka qenë duke jetuar nën mbrojtjen e policisë që kur publikoi lidhjet rreth anëtarëve të Kamorra, një dege të mafias Neapolitan në vitin 2006, shkruan The Independent. Para një audience në Hay-on-Wye ai ka thënë: “Nëse ju pyes se cili është shteti më I korruptuar në planet, ju ndoshta mund të përgjigjeshit: Afganistani, Greqia, Nigeria, Italia Jugore, por jo, ju them se ai vend është Britania e Madhe”. “Nuk është burokracia, nuk janë policia, nuk është politika por është kapitali financiar i korruptuar”. “90 për qind e pronarëve në kryeqytetin Londrën i kanë zyrat qendrore në offshore”, ka thënë ai. “Jersy dhe Cayman janë portat e qasjes në kapitalin kriminal në Evropë dhe Britania e Madhe është vendi që e lejon këtë”, ka thënë gazetari Saviano.