Londër, 10 janar – Thuajse 60.000 raste të reja të Kovid-19 janë paraqitur dje në Britaninë e Madhe, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend arriti mbi tre milionë.
Britania e Madhe është vendi i pestë në botë me mbi tre milionë njerëz të infektuar me virusin.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e parë ndërsa pas tyre pasojnë India, Brazili dhe Rusia.
Mbi 50.000 raste të reja janë regjistruar në Britaninë e Madhe në ditën e dymbëdhjetë me radhë, përfshirë edhe 68.000 raste e regjistruara rekorde më 8 janar.
Dje ishte paraqitur numër më i vogël i rasteve të vdekjes të shkaktuara nga koronavirusi – 1.035, në krahasim me 1.325 raste të vdekjes të premten.
Gjithsej 80.868 persona kanë vdekur nga fillimi i pandemisë në Britaninë e Madhe.
Vaksina ka filluar më 8 dhjetor, ndërsa deri më tani mbi 1,5 milionë njerëz e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.