Britania e Madhe nuk do të paguajë “faturën e divorcit” prej 100 miliardë euro për t’u larguar nga BE, është shprehur Sekretari i Brexit David Davis. I ftuar në emisionin ITV’s Good Morning Britain, ai tha se e vetmja pagesë që do bëjë Britania është ajo e detyruar me ligj dhe jo atë që kërkon BE. Davis tha se Mbretëria e Bashkuar i mori seriozisht të drejtat dhe detyrimet e saj në BE, por kjo e fundit është duke luajtur ashpër . Kryenegociatori i BE Michel Barnier do të publikojë më vonë udhëzimet e tij për bisedimet edhe pse ata nuk kanë gjasa të përfshijnë ndonjë kërkesë nanciare, shkruan BBC. Një burim i Bashkimit Europian tha për BBC, se zyrtarët në Bruksel nuk do të hyjnë në asnjë diskutim për një faturë përfundimtare në procesin e Brexit. “Këto janë negociata. Ata kërkojnë se çfarë duan ata, dhe ne kërkojmë atë që duam ne”, ka thënë Sekretari i Brexit David Davis.