Britania nuk do të marrë pjesë në shumicën e mbledhjeve të BE-së

Përfaqësuesit britanikë nuk do të marrin pjesë në shumicën e mbledhjeve të Bashkimit Evropian duke filluar nga 1 shtatori, me përjashtim të atyre që prekin interesin kombëtare, si siguria, njoftoi sot Ministria britanike e ngarkuar me Brexit, që parashikohet të aplikohet më 1 tetor.

“Qeveria vlerëson se koha e fituar në këtë mënyrë do të jetë më mirë e përdorur duke ia kushtuar Brexit. Megjithatë, kryeministri Boris Johnson do të vazhdojë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Evropian”, theksoi Ministria në një komunikatë.

Londra garantoi se “ky vendim nuk synon në asnjë rast që të dëmtojë funksionimin e BE-së, duke theksuar se votimi britanik do të delegohet në mënyrë që të mos bllokohen çështjet që po merren 27 anëtarët e tjerë”.