Qeveria e Britanisë së Madhe është duke punuar në ndryshimin e ligjit për divorc. Qeveria e Britanisë së Madhe është duke punuar në ndryshimin e ligjit për divorc, kjo me qëllim që të lehtësohet ndarja mes dy bashkëshortëve kur njëri kërkon të divorcohet, transmeton gazetametro.net
Arsyeja për këtë është rasti i një gruaje e cila kishte kërkuar divorc për arsye po jetonte në një martesë pa dashuri.
Gjykata Kryesore kishte marrë vendim se gruaja duhet të vazhdojë martesën. Ligji aktual kërkon që pala të vërtetojë sjellje të paarsyeshme, shkelje të kurorës ose lejon divorcin vetëm kur të dyja palët pajtohen.